
TIRANË- Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka informuar se në orët e vona të mbrëmjes në katin -1 të Neurologjisë ka pasur prani tymi. QSUT lajmëron se tymi nuk ka shkaktuar rrezik për pacientët apo stafin mjekësor. Sipas deklaratës, ekipet teknike dhe stafi mjekësor ka ndërhyrë menjëherë dhe situata u vu nën kontroll dhe shërbimi vijoi normalisht.

“Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:45, në katin -1 të Spitalit të Neurologjisë është konstatuar prani tymi, pa asnjë rrezik për pacientët apo stafin. Stafi mjekësor dhe ekipet teknike kanë ndërhyrë për të vlerësuar situatën dhe garantuar vijimin normal të shërbimit.
Aktualisht në ambientet e spitalit nuk ka asnjë rrezik pêr pacientët apo personelin dhe puna vijon pa asnjë pengesë. Autoritetet përkatëse janë njoftuar për të kryer verifikimet e nevojshme dhe për të siguruar që gjithçka është në parametra të sigurt”, njofton QSUT./ZËRI