KRUJË- Operacioni për shuarjen e zjarrit në zonën e Krastës në Krujë ka nisur që në orët e mëngjesit të sotëm, me ndërhyrje nga ajri dhe nga toka.
View this post on Instagram
Zjarri në pyjet me pisha në Krastë ka rënë ditën e djeshme, ndërsa gjatë natës është punuar për izolimin e tyre. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm ka rinis ndëryrja nga ajri, ndërsa operacionit i janë bashkuar edhe forcat e ushtrisë.
Operacioni vijon për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në sipërfaqe të tjera pyjore.
Situata më zjarret në Kruje ka qenë mjaft kritike gjatë orëve të fundit. Pasditen e 8 gushtit u përfshi nga një zjarr masiv duke u përhapur me shpejtësi nga lagjja Abazaj drejt zonave të banuara dhe sipërfaqeve pyjore të Malit të Krujës.