Aktualitet

Zjarri në Tenë, banorët evakuohen/ Kryebashkiaku i Mirditës: Situata është tepër e rrezikshme

Kryetari i Bashkisë Mirditë, Alber Melyshi, e ka cilësuar situatën si tepër të rrezikshme.

M.K.
Zjarri në Tenë, banorët evakuohen/ Kryebashkiaku i Mirditës:
Alber Melyshi Kryetari i bashkisë Mirditë

MIRDITË- Situata e zjarreve në Bashkinë e Mirditës vijon të jetë shqetësuese, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi të favorizuara edhe nga era e fortë. Fshati Tenë është një nga zonat më të prekura, ku janë kryer edhe evakuimet e para të banorëve. Kryetari i Bashkisë Mirditë, Alber Melyshi, e ka cilësuar situatën si tepër të rrezikshme. Gjithashtu ai shtoj se deri më tani nuk janë raportuar dëme në banesa apo viktima, ndërsa ndërhyrja në terren vijon për të frenuar përhapjen e flakëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

“Sot është ndër situatat më të rrezikshme që mund të kemi pasur në bashkinë Mirditë sepse u favorizua nga era. Kishim shumë familje që ishin në zona të shpërndara pyjore dhe që ishte vështirë për të ndërhyrë, por fatmirësisht deri tani nuk kemi dëme në banesa, as në jetë njerëzish.” tha kryebashkiaku

Melyshi bëri me dije se banorë nga dy lagje janë evakuuar për shkak të rrezikut të përhapjes së zjarrit, ndërsa shtoi se situata mbetet e vështirë, pavarësisht përforcimeve me mjete zjarrfikëse.

“Në dy lagje kemi evakuuar banorë. Vazhdon të jetë realisht e vështirë situata, por dhe me ndihmën e mjeteve zjarrfikëse që kanë ardhur shtesë shpresoj që të vazhdojë të normalizohet situata.” tha ai

Kryebashkiaku ka ngritur gjithashtu dyshime se disa prej vatrave mund të jenë shkaktuar qëllimisht. Sipas tij, në zonë janë regjistruar disa raste zjarresh gjatë këtij viti dhe autoritetet duhet të hetojnë për të zbardhur përgjegjësit.

“Duket se në disa raste janë zjarrvënie të qëllimshme, sepse brenda vitit kemi ndërhyrë disa herë dhe i kemi shuar, duket se ka një dorë që do t’i djegë pyjet, dhe e kam diskutuar me autoritete që të marrin masa.” tha kryebashiaku Albert Melyshi

Autoritetet vijojnë operacionet në terren, ndërsa situata mbetet nën monitorim për shkak të erës dhe rrezikut të përhapjes së mëtejshme të flakëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB