Aktualitet

Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit viziton Shqipërinë, zbulohet data

Po ashtu, Verma pritet të falenderojë Shqipërinë për strehimin e afganëve në Shëngjin.

I.F

 

Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit viziton Shqipërinë,
Richard R. Verma

TIRANË- Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma do të udhëtojë në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi më datë 7 deri në 11 janar. Departamenti Amerikan i Shtetit, lajmëroi se ai do të vijë në Tiranë, ku në thelb do të jetë diskutimi për përparimin demokratik në Shqipëri, aftësitë mbrojtëse dhe thellimi i lidhjeve ekonomike me Shtetet e Bashkuara. Po ashtu, Verma pritet të falenderojë Shqipërinë për strehimin e afganëve në Shëngjin.

Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit viziton Shqipërinë,

Në Kosovë, ai do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve. Ai gjithashtu do të falënderojë Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e fuqishme të Ukrainës dhe për ndihmën e saj për afganët në nevojë.

Në Serbi, Zëvendës Sekretari do të theksojë partneritetin strategjik në rritje SHBA-Serbi për energjinë dhe çështje të tjera ekonomike. Ai do të ofrojë mbështetje për integrimin e Serbisë në institucionet evropiane, normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, forcimin e sundimit të ligjit dhe bashkëpunimin më të ngushtë dypalësh për çështjet ushtarake dhe të sigurisë.

Ai gjithashtu do të riafirmojë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor teksa ato ndjekin integrimin euroatlantik dhe bashkëpunimin më të thellë rajonal, përfundon deklarata. /ZËRI

Poll

MOS HUMB