Aktualitet

Zv.kryeministrja Koçiu shkon te pallati i djegur, takon banorët: Bonus qiraje që të akomodoheni, do rindërtohet

Zv.kryeministrja nuk dha një afat se kur do të përfundojnë punimet, teksa u shpreh se rasti është ende në hetim.

F.I
Zv.kryeministrja Koçiu shkon te pallati i djegur, takon banorët:
Albana Koçiu takim me banorët e prekur

TIRANË-Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka shkuar te pallati i djegur i kompleksit ‘Arlis’ te Farmacia 10 në kryeqytet, ku ka zhvilluar një takim me banorët e prekur. Koçiu është shprehur se banorët se do të marrin bonus qiraje dhe do të përkrahen derisa pallati të rikthehet si më parë. Zv.kryeministrja nuk dha një afat se kur do të përfundojnë punimet, teksa u shpreh se rasti është ende në hetim.

Albana Koçiu: Do të marrim masat për një bonus qiraje që të akomodohen banorët. Po kryhen hetime për të nxjerrë kush është shkaku. Duhet të presim të shohim nëse ka përgjegjësi sociale. Do të jemi krah jush derisa të kthehet pallati në gjendjen e mëparshme. Nuk jap dot afate për mbylljen e punimeve, pasi ende nuk është mbyllur hetimi. Askush nuk po neglizhon, po përpiqemi që gjëja të zgjidhet sa më shpejt. Duhet të kuptojmë shkakun nga se ka ardhur zjarri, se mund të ketë edhe përgjegjës.

Poll

MOS HUMB