Aktualitet

Drogë, armë dhe zhvatje-Dënohet grupi shqiptar në Itali, mes tyre edhe 'Zoti i drogës', Demçe do të vuajë 11 vite

Demçe është dënuar me 11 vjet e 4 muaj burg

F.I
Drogë, armë dhe zhvatje-Dënohet grupi shqiptar në Itali, mes
Elvis Demçe

ITALI-Gjykata italiane ka dhënë vendime dënimi ndaj një grupi prej 14 personash të akuzuar për drogë, armë dhe zhvatje, mes të cilëve edhe Elvis Demçe, i njohur si 'Zoti i drogës'. Pas shqyrtimit me procedurë të shkurtuar, Demçe është dënuar me 11 vjet e 4 muaj burg.

Vendimi i sotëm i shtohet një dënimi të mëparshëm prej 15 vjet e 4 muajsh, tashmë i formës së prerë për trafik droge. Përveç tyre, autoritetet kanë regjistruar edhe dy marrëveshje për pranimin e fajësisë, ndërsa 12 të pandehur të tjerë do të përballen me gjykimin e rregullt.

Sipas mediave italiane, Demçe aktualisht ndodhet në burgun e Sassar-it, ku po mbahet nën regjimin e posaçëm 41-bis. Ai cilësohet si i pari shqiptar dhe italo-shqiptar i vendosur nën këtë regjim të ashpër.

Poll

MOS HUMB