Aktualitet

SKANDALI ME KAMERAT HIGH LUXURY në Tushemisht, qindra milionat shkuan për 'Alb Star', çfarë fshihet?!

Fondacioni Shqiptar i Zhvillimt thotë se për zbatimin dhe sigutimin e mjeteve ka kontraktuar në vijim subjektin “Alb-Star” sh.p.k. 

F.I
SKANDALI ME KAMERAT HIGH LUXURY në Tushemisht, qindra milionat shkuan
Sadik Ismailaj, Idajet Ismailaj dhe Ilir Xhakolli

TIRANË-Kush fshihet pas kostove marramendëse për shtyllat me kamera në Tushemisht? Kjo ishte pyetja që ZËRI ngriti pas denoncimeve në rrjet ku të gjithë po pyesin se për çfarë duhen apo shërbejnë gjithë këto kamera, në një fshat turistik që nuk është i njohur për krime apo ngjarje të tjera të së njëjtës natyrë. ZËRI ka kontaktuar me Bashkinë e Pogradecit në lidhje me kompaninë apo fondacionin që financoi këtë projekt, por Bashkia nuk dha një emër duke deklaruar se nuk ka lidhje me projektin.

Nga ana tjetër Fondi Shqiptar i Zhvillimit i pyetur nga ZËRI ka zbuluar milionat për kamerat kanë shkuar për kompaninë “Alb-Star” sh.p.k. Çdo shtyllë ka kushtuar 250,000 lekë, ndërsa për 58 shtylla investimi kap vlerën e 14,500,000 lekëve pa TVSH. FSHZH në përgjigje për redaksinë deklaron se projekti është hartuar nga një studio portugeze (PROAP), e cila u shpall fituese nga një konkurs ndërkombëtar në 2018. Ndërsa raporton se për zbatimin dhe sigutimin e mjeteve ka kontraktuar në vijim subjektin “Alb-Star” sh.p.k. 

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) për ZËRI: Në vijim të konkursit ndërkombëtar në 2018, nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe Bashkia Pogradec si përfituese e drejtpërdrejtë, është angazhuar studio portugeze PROAP për hartimin e Master Planit dhe projektimin e detajuar për Parkun Ujor Drilon–Tushemisht, konkretisht Projekti “Waterscape Park Design – Touristic Enhancement of Drilon Spring Area in Tushemisht”, i cili u miratua nga Këshilli Kombëtar i Territorit me Vendimin nr. 2, datë 3.12.2020. Zona rreth 1.5 milion m2, përfshin pjesën e burimeve, hapësirat publike, zonat ekologjike dhe segmentet për peizazh, hapësira pushimi, qendër vizitorësh, shëtitoren, etj. Sipas marrëveshjeve përkatëse me Bashkinë Pogradec dhe me Këshillin e Ministrave gjatë 2021-2022, AADF financon ndërhyrjet e integruara të projektit (duke kontraktuar në vijim subjektin “Alb-Star” sh.p.k.). Në zbatim të projektit të gjerë dhe për shkak të nevojës për financim shtesë nga buxheti i shtetit lidhur me komponentin: “Shëtitorja Tushemisht dhe përmirësimi i segmentit rrugor Tushemisht–Dogana–Shën Naum”, si agjenci zbatuese është angazhuar Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH).

Skandalet e "Alb-Star"

Kompania "Alb-Star" është në administrim të Bledar Lloshit. Kompania mundëson ndërtime civile, industriale dhe tregti import export, kryesisht në fushën e hotelerisë. Së fundmi “Albstar” ishte një prej bizneseve ku SPAK ushtroi kontrolle në kuadër të hetimeve për dosjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Agjentët e BKH kanë sekuestruar dokumente, por ende nuk ka detaje zyrtare mbi provat e mbledhura.

SKANDALI ME KAMERAT HIGH LUXURY në Tushemisht, qindra milionat shkuan

Por ky nuk është i vetmi hetim ku kompania rezulton e përfshirë. Më herët kompania ishte në pronësi të Idajet Ismailaj dhe djalit të tij Sadik Ismailaj. Në dosjen e Prokurorisë së Fierit dokumentohet se Kompania 'Albstar' e Idajet Ismailaj rezulton firma kryesore kontrakuese e Bankers me faturime fiktive, devijim të fitimeve, mashtrim të shtetit, përfitim me skemën e TVSH-së, fryrje artificiale të shpenzimeve dhe pastrimin e parave. Gjatë vitit 2011, kompania Albstar në pronësi të Idajet Ismailajt ka përfituar 22 milionë euro nga Bankers në funksion të skemës së fryrjes së shpenzimeve dhe zhvatjes së pasurisë nëntokësore të Shqipërisë.

SKANDALI ME KAMERAT HIGH LUXURY në Tushemisht, qindra milionat shkuan

SKANDALI ME KAMERAT HIGH LUXURY në Tushemisht, qindra milionat shkuan

SKANDALI ME KAMERAT HIGH LUXURY në Tushemisht, qindra milionat shkuan

Nga verifikimi i listës së pagave të kompanisë Albstar, rezulton se Sadik Ismailaj dhe Idajet Ismailaj, babë e birë, pronarë të kompanisë, i kanë caktuar vetës një pagë 85 mijë euro në muaj (170 mijë euro në muaj të dy), rreth 2 milionë euro në vit. Idajet Ismailaj ka marrë 1 milionë euro pagë në vit.

Duke mbetur tek projekti me kamerat në Tushemisht, Bashkia Pogradec deklaroi për ZËRI-n se objekti momentalisht nuk është dorëzuar ende në bashki. Por Fondi Shqiptar i Zhvillimit thotë se projekti është dorëzuar në Bashki dhe investimi tashmë është në shfrytëzim të  Bashkisë Pogradec, ku përfshihen edhe shtyllat, serverët.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit për ZËRI: Në Korrik 2022 ndërmjet Bashkisë Pogradec dhe FSHZH-së, është lidhur Marrëveshja e Investimit për financimin e punimeve të këtij komponenti, ku Bashkia ka vënë në dispozicion projektin e detajuar të zbatimit. Sipas Marrëveshjes së Investimit, pas përfundimit të punimeve, objekti/projekti është dorëzuar nga FSHZH tek autoriteti përfitues Bashkia Pogradec, duke kaluar në administrimin e NJVV-së dhe i gjithë investimi vihet në shfrytëzim nga përfituesi Bashkia Pogradec, ku përfshihen edhe shtyllat, serverët, etj. Siç është aplikuar edhe për raste të tjera të ngjashme nga AADF në Shqipëri, në dijeninë tonë, Bashkia Pogradec dhe AADF kanë ngritur një entitet të përbashkët për menaxhimin e integruar dhe afatgjatë të Parkut Ujor Drilon–Tushemisht, pjesë e të cilit është edhe Qendra e Vizitorëve.

Poll

MOS HUMB