Aktualitet

Vrasje e dyfishtë në Mal të Zi! Burri vret vëllanë dhe nipin, më pas ulet në kafene dhe pret policinë

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një lokali në Slovenska Plaža.

F.m
Vrasje e dyfishtë në Mal të Zi! Burri vret vëllanë dhe
Mali i Zi

MALI I ZI- Një vrasje e dyfishtë ka tronditur Malin e Zi këtë mëngjes. Svetislav Vesko Stanišić është vënë në pranga pasi dyshohet se vrau vëllain e tij S.S.. dhe djalin e tij këtë mëngjes në Budva.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një lokali në Slovenska Plaža.

Sipas informacioneve të raportuara nga "Vijesti", Policia e Budvës bën me dije se Svetislav Vesko Stanišić i ka qëlluar të dy rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm, për arsye që mbeten ende të paqarta.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ka gjetur të dyshuarin, ka sekuestruar një armë zjarri dhe e ka arrestuar. Autori, pas vrasjes së dyfishtë, ishte ulur në një kafene dhe po priste autoritetet.

Të dy vëllezërit janë marrë me transportimin e turistëve me anije për vite me radhë. Nuk dihet përse kanë nisur konfliktet mes tyre.

Poll

MOS HUMB