
ELBASAN- Një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e kësaj të diele në qarkun e Elbasanit, duke u ndier edhe në disa zona të Shqipërisë së Mesme, përfshirë Tiranën.
Sipas të dhënave paraprake, lëkundja sizmike është shënuar rreth orës 16:28. Epiqendra është lokalizuar rreth 4 kilometra në jug të Elbasanit dhe 35 kilometra në juglindje të Tiranës, ndërsa tërmeti ka pasur një thellësi prej 5 kilometrash. Lëkundjet janë ndier nga banorët në disa qytete të vendit, por deri në këto momente nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar. Autoritetet po monitorojnë situatën, ndërsa nuk ka njoftime për pasoja nga aktiviteti sizmik./ZËRI