Aktualitet

Sulm në disa fronte/ Bien faqet e institucioneve, AKSHI: Nuk kanë lidhje me sigurinë, thjesht bllokohet aksesi

AKSHI pranon se faqet e institucioneve më të rëndësishme në vendin tonë gjenden tashmë nën sulme të vazhdueshme

E.K
Sulm në disa fronte/ Bien faqet e institucioneve, AKSHI: Nuk kanë
HAKERAT

TIRANË- Një pjesë e madhe e faqeve të institucioneve publike në vendin tonë, përfshirë ILDKPI, Tatimet dhe e-albania janë jashtë funksionit, pas sulmeve të vazhdueshme që hakerat po kryejnë në Shqipëri. Edhe pse sulmi vijon prej disa ditësh, në një reagim të orëve të fundit, AKSHI shprehet se hakerat kanë cënuar vetëm aksesin në faqe, por jo sigurinë e materialeve apo të dhëna sensitive.

“Informojmë opinionin publik se aktualisht gjendemi nën sulme masive, të shpërndara të formatit ‘Distributed Denial-of-Service’ (DDoS) duke bllokuar rrjetin me tentativa ilegjitime aksesimi të faqeve publike. Situata është rikthyer në normalitet pas rreth 60 minutash dhe faqet qeveritare janë sërish në funksion të plotë. Theksojmë se sulme të tilla nuk kanë asnjë lidhje me sigurinë e sistemeve dhe të dhënave në to, por vetëm me bllokimin e faqeve publike.

Prej kohësh Shqipëria ka qenë nën vëmendjen maksimale të sulmuesve dhe keqbërësve kibernetikë.

Siguria kibernetike dhe e informacionit është një nga sfidat më të mëdha në epokën digjitale. Identifikimi në kohë i kërcënimeve, reagimi i shpejtë, dhe forcimi i sigurisë është një proces kompleks i cili kërkon vëmendjen e duhur dhe marrje masash të përshtatura sipas kohës dhe mënyrës së sulmeve, rast pas rasti”, thuhet në reagimin e AKSHI. 

Disa prej faqeve jashtë funksionit: 

Sulm në disa fronte/ Bien faqet e institucioneve, AKSHI: Nuk kanëSulm në disa fronte/ Bien faqet e institucioneve, AKSHI: Nuk kanëSulm në disa fronte/ Bien faqet e institucioneve, AKSHI: Nuk kanëSulm në disa fronte/ Bien faqet e institucioneve, AKSHI: Nuk kanë

Sulmet kibernetike nisën fillimisht me paralajmërimet e Justice Homeland në Telegram, ku ranë pre me radhë kompania One, Air Albania, si dhe faqja e parlamentit të Shqipërisë e cila nuk punon prej disa ditësh. Pavarësisht miliona eurove të hedhura në sektorin e mbrotjes kibernetike, në dy vitet e fundit Shqipëria ka qenë në qendër të sulmeve të vazhdueshme, ku janë publikuar të dhënat personale të qytetarëve, përfshirë listat e pagave, targat e makinave apo materiale të tjera sensitive.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB