Aktualitet

Kush janë dy dëshmitarët, që refuzuan të flasin para GJKKO për 'Gërdecin'

Dëshmitarët Jorgo Mino, me profesion ushtarak dhe Ndue Marku me profesion jurist, të thirrur si dëshmitarë nuk pranuan të dëshmojnë para trupës gjykuese.

k.m.
Kush janë dy dëshmitarët, që refuzuan të flasin para
Foto ilustruese

TIRANË- Zbulohen emrat e dy dëshmitarëve që refuzuan të flasin para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me dosjen e 'Gërdecin'. Dëshmitarët Jorgo Mino, me profesion ushtarak dhe Ndue Marku me profesion jurist, të thirrur si dëshmitarë nuk pranuan të dëshmojnë para trupës gjykuese. Megjithatë nuk kanë dhënë shumë detaje për mungesën e tyre, veçse se kanë ushtruar të drejtën për të mos dëshmuar. 

Sot u thirrën për të dëshmuar në lidhje me këtë dosje edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha. Të dy jashtë seancës thanë se procesi nuk ka asgjë të re, ndërsa Berisha shtoi se gjyqi është thjesht një teatër politik duke e lidhur edhe me çështjet gjyqësore./ZËRI

Poll

MOS HUMB