Aktualitet

Atentat ndaj shqiptarit në Spanjë, i riu qëllohet me armë zjarri në këmbë

Shqiptari (i paidentifikuar me emër) është gjetur në tokë, i mbuluar nga gjaku.

k.m.
Atentat ndaj shqiptarit në Spanjë, i riu qëllohet me armë
Foto ilustruese

SPANJË- Një shqiptar në Spanjë është qëlluar me armë zjarri nga një ose më shumë persona që ende nuk janë identifikuar. Plagosja me armë zjarri ka ndodhur në zonën e Castelldefels të Barcelonës. Sipas mediave vendase, shqiptari (i paidentifikuar me emër) është gjetur në tokë, i mbuluar nga gjaku.

Kanë qenë kalimtarët ata që kanë lajmëruar menjëherë Policinë dhe ambulancën. Pasi është dërguar në spital, shqiptari i është nënshtruar një operacioni në këmbë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas operacionit, forcat e Policisë i kanë shkuar në spital shqiptarit për t'i marrë dëshminë, por ai nuk ka pranuar që të bashkëpunojë për të treguar se kush e qëlloi. Po ashtu ka heshtur edhe për arsyen se përse e kishin qëlluar.

Ndaj hetuesit po shqyrtojnë hipoteza të ndryshme, ndër të cilat spikat një lidhje e mundshme me trafikun e paligjshëm të marijuanës, duke u bazuar në rrethanat e ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB