Aktualitet

Prostitucion në qendrat e masazheve/ 9 në pranga pasi zbuluan ‘skemën’

Bëhej fjalë për 3 qendra masazhesh në Tiranë, të cilat menaxhoheshin nga një çift bashkëshortësh, ku vajza të reja ushtronin prostitucion, në pagesa që varionin deri në 10 mijë lekë të rinj

E.K

Prostitucion në qendrat e masazheve/ 9 në pranga pasi zbuluan

TIRANË- 9 persona janë arrestuar, një është ndaluar, 1 është shpallur në kërkim dhe 3 të tjerë janë vënë nën hetim pas publikimit të një materiali televiziv, ku dëshmohej qartë se si në qendrat e masazhit ushtrohej prostitucion.

Bëhej fjalë për 3 qendra masazhesh në Tiranë, të cilat menaxhoheshin nga një çift bashkëshortësh, ku vajza të reja ushtronin prostitucion, në pagesa që varionin deri në 10 mijë lekë të rinj. Në videon e transmetuar në emisionin Fiks Fare, ato i tregonin të infiltruarës së emisionit se si funksiononte e gjithë skema, nga gjetja e klientëve, te ndarja e fitimeve me menaxherët e qendrës.

Një tjetër detaj interesant i dëshmuar nga vajzat, ishte se ato kishin mbrojtje nga kontrollet policore, dhe e zhvillonin aktivitetin lirisht edhe pas ankesave të ndryshme të bëra nga ana e banorëve të pallatit.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me rastin e transmetuar mbrëmjen e djeshme, në emisionin "Fiks Fare”, për disa qendra masazhesh, në Tiranë, ju bëjmë me dije se:     

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Tiranë, në vijim të procedimit penal të regjistruar në muajin shkurt të këtij viti, si dhe pas publikimit të pamjeve filmike, bënë ndalimin e shtetases E. O., 30 vjeçe (administratore e një qendre masazhesh), si dhe shpallën në kërkim shtetasin O. Rr., 36 vjeç, banues në Tiranë (pronari i qendrës së masazheve). 

Në lidhje me rastet e tjera të transmetuara, janë kryer veprimet procedurale për subjektet e përmendura në video, konkretisht: 

Më datë 10.01.2023, janë arrestuar 2 punonjëse të një qendre masazhesh në rrugën "Teodor Keko"; 

Më datë 27.03.2023, janë arrestuar 6 shtetas (administratori, 1 klient dhe 4 punonjëse), në një qendër masazhesh në rrugën "Teodor Keko";  

Më datë 19.07.2023, është arrestuar 1 punonjëse e qendrës së masazheve dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetase të tjera. (Në vijim të veprimeve procedurale për këtë qendër masazhesh, u bë ndalimi i shtetases E. O. dhe shpallja në kërkim e shtetasit O. Rr.).    

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Poll

MOS HUMB