Aktualitet

Futën me dhunë të miturin në makinë dhe i morën varësen e floririt, pranga 2 të rinjve

Pasi e kanë pikasur teksa ecte në Kamëz, Sheta dhe Metalia kanë futur me forcë në mjetin me të cilin qarkullonin, e i kanë marrë me forcë varësen që kishte në qafë.

k.m.
Futën me dhunë të miturin në makinë dhe i morën
Foto ilustruese

TIRANË- Një pengmarrje ka ndodhur në kryeqytet...vetëm për të vjedhur një varëse floriri. 2 të rinj, të identifikuar si Ervin Metalia dhe Renato Sheta, janë vënë në pranga të Policisë së Shtetit në kuadër të operacionit "Pressure", pasi akuzohen se marrë peng një të mitur. 

Pasi e kanë pikasur teksa ecte në Kamëz, Sheta dhe Metalia kanë futur me forcë në mjetin me të cilin qarkullonin, e i kanë marrë me forcë varësen që kishte në qafë. Në momentin që e kanë liruar, i mituri ka bërë kallëzimin në Komisariat, duke sjellë edhe prangosjen e dy 21-vjeçarëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kamëz

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Pressure”. Futën në automjet, një shtetas të mitur, pa dëshirën e tij, dhe i morën me dhunë varësen e floririt, identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen varësja e floririt, një aparat celular dhe automjeti i përdorur nga 2 autorët e dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit se dy shtetas i kishin marrë me dhunë varësen, një të mituri, në Bathore, kanë organizuar operacionin policor të koduar "Pressure", për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasve: - E. M., 21 vjeç dhe R. Sh., 21 vjeç, të dy banues në Kamëz. ga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, në Bathore, kanë futur në automjetin e tyre, një shtetas të mitur, pa dëshirën e tij, dhe i kanë marrë me dhunë varësen e floririt që mbante në qafë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan varësja e floririt, një aparat celular dhe automjeti i përdorur nga 2 autorët e dyshuar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Poll

MOS HUMB