Aktualitet

1 Maj/ Punëtorët kërkojnë paga më të larta: S'na del muaji! Të ulen çmimet

Prandaj, ZËRI “zbriti” në terren, për të marrë mendimin e qytetarëve, atyre që nxitonin për në punë, atyre që sapo kishin mbyllur turnin, apo dhe ata që ishin në punë ende, si shoferët dhe fatorinot e transportit publik, por dhe shoferët e taksive, efektivët e Policisë Bashkiake apo punonjësit e pastrim gjelbërimit.

Edon Kuqi
1 Maj/ Punëtorët kërkojnë paga më të larta:
Qytetarët që folën për ZËRI-n dhe gazetari Edon Kuqi

TIRANË- 1 Maji pritej të ishte një ditë që do të sillte revoltën e punëtorëve në rrugët e kryeqytetit dhe mbarë vendin, por në fakt ashtu si dhe në vitet e shkuara ishte një ditë feste, ku ata që patën “fatin” ta kishin ditë pushimi festuan jashtë kryeqytetit ose mbushën restorantet dhe baret e tij. Ndërkohë pjesa tjetër ishte në punë, ashtu si çdo ditë duke u përballur me sfidat e jetës.

Prandaj, ZËRI “zbriti” në terren, për të marrë mendimin e qytetarëve, atyre që nxitonin për në punë, atyre që sapo kishin mbyllur turnin, apo dhe ata që ishin në punë ende, si shoferët dhe fatorinot e transportit publik, por dhe shoferët e taksive, efektivët e Policisë Bashkiake apo punonjësit e pastrim gjelbërimit.

Të gjithë bashkoheshin në një pikë, kërkonin paga më të larta dhe kushte më të mira pune. Ata shprehen se me rrogat që marrin nuk mund të përballojnë shpenzimet mujore, në një kohë që sipas tyre, çmimet janë rritur dhe kostot e jetesës po ashtu. Për më shumë ndiqni përgjigjet e tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB