
TIRANË- Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti pretendon se është mashtruar! Ndaj edhe ka hapur një çështje gjyqësore ku akuzon një kompani private që merret me mobilimin e zyrave dhe të banesave se i kanë marrë paratë dhe nuk i kanë ofruar shërbimin që kishin rënë dakord. Gazetari Elton Qyno shkruan për "OraNews" se këngëtarja kishte lidhur një kontratë me kompaninë e arredimit për të mobiluar shtëpinë e prindërve të saj në Tiranë.
Gjatë gjithë kohës që janë kryer punimet, ajo i ka ndjekur vetëm përmes fotove dhe videove, pasi vetë jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për të gjithë punën e bërë ajo ka paguar një shumë prej gati 115 mijë euro. Por kur është kthyer në Tiranë, ka dalë në përfundimin se mobilimi nuk ishte i cilësisë së dakordësuar në kontratë dhe disa prej punimeve që pretendohej se ishin kryer, sipas saj nuk ishin bërë nga kompania.
Duke qenë se kishte mbetur e pakënaqur nga përfundimi, Bleona Qereti, ka kërkuar shpjegime nga kompania e arkitektimit për situaten por kompania e ka cilësuar të mbyllur shërbimin për mobilimin e shtëpisë. Kështu që këngëtarja ka vendosur që çështjen ta referojë pranë Prokurorisë së Tiranës, duke kërkuar ndjekjen penale për drejtuesit e kompanisë së arkitektimit.
Ditën e djeshme ishte seanca e parë në Dhomën Penale të Gjykatës së Tiranës, ku gjyqtari Kujtim Vranici, kishte thirur këngëtaren e njohur për të dhënë pretendimet e saj. Duke qenë se hetuesi i çështjes është pushuar nga Vettingu, dosja i ka kaluar Bledar Valikaj. Ky i fundit kërkoi dje rihetimin e dosjes me pretendimins e shumë verifikime nuk janë kryer.
Kështu që dosja pritet që të rikthehet sërish për hetim, pas pushimit që u kërkua nga prokurori i parë i çështjes./ZËRI