Aktualitet

1.6 mln lekë për 100 MB internet/ Skandali me kompaninë ONE, të përdorësh numrin në Egjipt të kushton ‘një pasuri të tërë’

Nëse keni ndërmend të udhëtoni në Egjipt (dhe jo vetëm), dhe ju duhet që të përdorni edhe për hall telefonin, mendohuni mirë, pasi kushton shumë

E.K
1.6 mln lekë për 100 MB internet/ Skandali me kompaninë ONE,
One

TIRANË- Kompanitë celulare në Shqipëri, që kontrollojnë tregun përmes oligopolit, janë kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për qytetarët, të cilat tarifohen me shuma të majme, kundrejt shërbimit që ata marrin. Por edhe më skandaloze paraqitet situata me mbulimin e kostove telefonike, që këto kompani kanë jashtë vendit. Gazetari Igli Çelmeta, ka publikuar rastin e një qytetari shqiptar, i cili ka udhëtuar drejt Egjiptit, ku dhe i duhet të komunikojë, qoftë përmes telefonave, qoftë përmes internetit. Por shuma që ai do të tarifohet për secilën prej tyre është shokuese, dhe kushton deri në miliona lekë. Kështu sipas mesazhit që i është dërguar qytetarit, një minutë bisedë telefonike, dalëse, i kushton atij 8 mijë lekë të vjetra, ndërsa për 100 MB internet, do të jetë i detyruar që të paguajë shumën marramendëse prej 1.6 milionë lekësh.

1.6 mln lekë për 100 MB internet/ Skandali me kompaninë ONE,
Mesazhi qe i ka mberritur qytetarit

Postimi i gazetarit:

Skandaloze/Kompania One ofertë 1.6 milionë lekë në ditë për 100 MB internet.

Duket si e pabesueshme, por është e vërtetë. Më poshtë është mesazhi që One i ka dërguar abonentëve të saj shqiptarë që kanë shkuar në Egjipt dhe kanë nevojë për ofertë komunikimi, minuta folëse, mesazhe dhe MB. Kur sheh tarifat vë duart në kokë. 8 mijë lekë minuti, por perla është 16 mijë lekë vetëm 1 MB internet. Imagjino të kursesh në maksimum dhe harxhosh në ditë 100 MB internet në Egjipt, ONE duhet t'i paguash 1.6 mln lekë në ditë.

Vjedhje e hapur dhe abuzim skandaloz. O Autoriteti i Konkurrencës mos flini gjumë, hapini sytë. Ja ku i keni provat dhe krahasimin.

Më poshtë keni edhe ofertën e një numri gjerman që një kompani telefonike atje ofron për abonentët e saj ofertë kur janë jashtë vendit dhe specifkisht në Egjipt, ku 1 MB internet kushton 99 cent.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB