
TIRANË- Kompania One vazhdon të zhvasë qytetarët përmes studios ligjore “D&A FIN PARTNER” shpk. Një tjetër qytetar ka denoncuar rastin e tij në redaksinë e ZËRI-t, të ngjashëm me ato që kemi publikuar më herët.
Qytetari në fjalë, të cilin po e identifikojmë vetëm me inicialet R.S., shkruan se ka lidhur një kontratë me kompaninë ONE në muajin shtator të vitit 2021. Në shkurt të vitit 2023, ai tregon se kompania ka nisur të ketë probleme me sistemin dhe se ka kërkuar prishjen e kontratës. Pas shumë negociatave, ia a dalë ta mbyllë kontratën, duke mos lënë asnjë detyrim të pashlyer, por më pas është përballur me linjën zhvatëse të dyshes ONE- D&A Fin Partner.
Kjo agjensi me administrator Anis Hoxhën, i ka nisur një shkresë, në të cilën i bën me dije se ka detyrime të pashlyera në kompanine ONE, në vlerën 26 mijë e 596 lekë. Një nga gjashtë faturat, sipas denoncuesit i përket datës 31/12/2019, periudhë që ai nuk ka qenë i lidhur me kompaninë ONE, por me Vodafone.
Denoncimi:
Unë kam pasur një kontratë me kompanin ONE nga viti shtator 2021 deri ne shkurt 2023 dhe kur kompania ONE pati problem me sistemin e vet, unë i kërkova që të iki nga kjo kompani dhe pas një muaji me debate të vazhduëshme mezi arrita të largohem duke mos i mbetur asnjë detyrim kësaj kompanie. Dje me telefonon kjo agjensi dhe më thotë që ke një borxh te kompania ONE dhe më ka nisur 6 fatura duke nisur nga data 31/12/2019. Unë në vitin 2019 kam qenë me kompaninë Vodafone. Unë këtë problem do e ndjek deri sa kjo tokë të përmbyset.
Përmbajtja e shkresës:
Zgjidhje Ligjore, Kreditimi & Risku
Objekti: Njoftim për kalimin e detyrimit tuaj te “D&A FIN PARTNER” shpk
Njoftim për përmbushjen e detyrimit
Drejtuar: R.S.
I/e nderuar,
Ju lutemi, na lejoni qe nepermjet kesaj shkrese t’ju komunikojme ne lidhje me nje detyrim te prapambetur qe Ju keni ndaj “Albtelecom” sh.a. Si fillim deshirojme t'ju sqarojme pozicionin tone (te D&A Fin Partner shpk) ne lidhje me detyrimin qe Ju (si individ ose subjekt) keni ndaj “Albtelecom” sh.a.
Nga data 29-12-2023midis “D&A Fin Partner” shpk dhe “Albtelecom” sha eshte nenshkruar nje kontrate “Blerje Borxhi” nepermjet se ciles D&A Fin Partner shpk ka fituar te gjitha te drejtat ligjore dhe financiare per te qene ne pozitat e kreditorit per nje kategori detyrimesh te pashlyera qe individe/subjekte te ndryshem kane ndaj Albtelecom, nje nder te cilet eshte edhe rasti juaj.
Ne keto kushte, na lejoni t’ju njoftojme ne lidhje me kontraten nr.110000162903,te lidhur ndermjet “R.S.” dhe “Albtelecom” sha .Ne baze te kesaj kontrate Ju rezultoni te keni akoma nje detyrim te pashlyer. Duke qene se Ju nuk keni arritur ta mbyllni vullnetarisht kete detyrim te prapambetur, po ju drejtohemi nepermjet kesaj shkrese, duke ju dhene mundesine per te bere nje perpjekje te fundit per permbushjen vullnetare te ketij detyrimi.
Nr Kontrates
Subjekti debitor
Detyrimi (Lek) 26,596
*************
R.S.
Junjoftojmë se, nëse nuk përmbushni detyrimin tuaj, shoqëria D&A Fin Partner do të konsiderojë të ndërmarr të gjitha hapat sipas parashikimve ligjore për inicimin e kësaj çeshtje për zgjidhje në një proçes gjyqesor me objekt përmbushjen e detyrimit kontraktor. Ju bejmë me dije nëse nuk angazhoheni për përmbushjen e detyrimit në shumën dhe afatin e përcaktuar në këtë njoftim, do të vlerësojmë si zgidhje të vetme të kësaj çeshtje vetëm duke i’u drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor kompentete për të parashtruar pretendimet tona. Nëse ju e keni shlyer detyrimin përpara marrjes së këtij njoftimi, ju lutemi mos e konsideroni këtë njoftim. Për çdo pyetje ose paqartësi ne lidhje me sa me siper mund të na kontaktoni në:
Numri i telefonit: 0694060997 ose 694060996 nga 8:30 deri 17:00 nga e Hena-Premte.
Me respekt,
Merr: R.S.
Adresa: Addres, ALBTELECOM
Administrator
Anis Hoxha
Atëherë si është e mundur kjo gjë? Si mundet diksuh të faturohet për një prapambetje të një kohe që nuk ka pasur asnjë kontratë të lidhur me këtë kompani?
ZËRI ka denoncuar edhe më herë raste të tilla mashtrimi ku e përfshirë është kompania ONE dhe shoqëria D&A Fin Partner. Një zonjë na rrëfeu se dy vite më parë, në nëntor të vitit 2022 ka mbyllur kontratën që ka pasur me Albtelecom dhe ka dorëzuar pajisjet. Por një vit më vonë, një kompani fantazmë e kontraktuar nga One (sot) e ka telefonuar për ta njoftuar se duhet të paguante edhe 8567 lekë, pas kontratës së mbyllur. Një grua tjetër gjithashtu rrëfeu rastin e saj.
ZËRI i ka dërguar një kërkesë për informacion kompanisë ONE dhe deri në pubolikimin e këtij artikulli, nuk ka marrë asnjë përgjigje sqaruese për asnjërin prej denoncimeve.
-
-
Kompania "One" gjobitet me 100 mln lekë nga AKEP
6 Nëntor, 16:12 -
-