
TIRANË- Avokati i familjes Nika, Idajet Beqiri tha se është i bindur se SPAK ka nxjerrë mësimet e duhura. Ai gjithashtu u shpreh para gazetarëve se do të dorëzojë në SPAK audio-kasetën e 21 janarit, që më herët Prokuroria e Posaçme nuk e kishte marrë parasysh për ta shqyrtuar si provën kryesore për krimin e rëndë shtetëror ku u vranë 4 protestues.
Avokati: Gjykata e lartë kërkoi të regjistrohej por të bëjnë hetime duke iu referuar edhe vendimit të gjykatës së Strasburgut, SPAK është i detyruar të bëjë hetimin e kësaj çështje. Një paragjykim ekstrem, jam i bindur që Spak ka nxjerrë mësimet e duhura, prokurori jo. Ne i patëm thënë SPAK-ut se kishim edhe audio-regjistrimin që donim ta dorëzonim vetëm aty. SPAK-u nuk e kishte vullnetin as ligjor e as moral dhe nuk e pranoi fare. Nuk e mori video-regjistrimin që ta analizonte dhe të na thoshte se kush e ka kompetencë hetimin. Pra një paragjykim ekstrem. Ne tani do e dorëzojmë patjetër regjistrimin menjëherë në SPAK sapo të thirremi.
Familja e Aleks Nikës kërkoi shfuqizimin e vendimeve të mëparshme dhe ripahjen e hetimit për vrasjen e ndodhur në mes të ditës para kryeministrisë ditën e 21 Janarit. Familjarët e Aleks Nikës kishin kërkuar që çështja të hetohej nga SPAK, por kërkesa e tyre ishte rrëzuar disa here. Njëditë më parë nga seanca e veja e Aleks Nikës dorëzoi një letër në Gjykatën e Lartë. Në letrën drejtuar Gjykatës së Lartë familjarët kërkuan të kryhen hetime nga SPAK për përmbajtjen e një kasete që posedojnë, ku janë të regjistruara të gjithë komunikimet me zë, të komandantit të gardës Ndrea Prendi me personelin drejtues të Gardës së Republikës, me datën 21 Janar 2011.
Seanca e cila nisi në orën 13:00 u përfshi nga debate mes gjyqtarit Sokol Binaj dhe prokurorit të Posaçëm, Alfred Shehu, ku ky i fundit kërkoi nga trupa gjykuese të rrëzonte rekursin. Nga ana tjetër prokurori i SPAK-ut, Alfred Shehu tha në seancë se dosja e 21 Janarit, e cilësuar nga gjykata e Strasburgut si krim shtetëror, nuk është një krim i planifikuar. Në përfundim të seancës, Gjykata e Lartë urdhëroi SPAK të hetojë “21 janarin”./ZËRI