Aktualitet

Gjykata e Lartë merr vendimin, 21 Janari i kalon SPAK

Gjykata e Lartë vendosi që hetimet për 21 janarin të zhvillohen nga SPAK.

f.t
Gjykata e Lartë merr vendimin, 21 Janari i kalon SPAK
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Gjykata e Lartë ka marrë vendimin në lidhje me kërkesën e bërë nga Rajmonda Nika, e veja e Aleks Nikës i cili mbeti i vrarë më 21 janar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjykata e Lartë vendosi që hetimet për 21 janarin të zhvillohen nga SPAK. Shqyrtimi në seancë zgjati 1 orë pastaj palët u tërhoqën për vendim.

Gjykata e Lartë i kërkon SPAK të regjistrojë procedim penal për Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Ndrea Prendit.  Prokurori i SPAK ka vendosur dërgimin e kallëzimit për kompetence lëndore në prokurorinë e Tiranës. Do të jetë SPAK që do të ndërmarrë veprime hetimore. Do të jetë në vlerësimin e prokurorit nëse do t’i thërrasë apo jo ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha dhe ish-drejtuesin e Gardës, Ndrea Prendi si persona ndaj të cilëve është regjistruar kallëzim penal. Berisha, Basha dhe ish-drejtuesi i Gradës akuzohen nga familja e Aleks Nikës si përgjegjës për vrasjen e tij. 

Seanca e cila nisi në orën 13:00 u përfshi nga debate mes gjyqtarit Sokol Binaj dhe prokurorit të Posaçëm, Alfred Shehu, ku ky i fundit kërkoi nga trupa gjykuese të rrëzonte rekursin. Të pranishëm në seancë ishin Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës dhe Rajmonda Nika e veja e Aleks Nikës. Familjarët e Aleks Nikës, i cili humbi jetën më 21 janar 2021, kishin kërkuar që çështja e 21-janarit të hetohej nga SPAK. Nga ana tjetër prokurori i SPAK-ut, Alfred Shehu tha në seancë se dosja e 21 Janarit, e cilësuar nga gjykata e Strasburgut si krim shtetëror, nuk është një krim i planifikuar.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB