Aktualitet

21 Janari, SPAK nuk do të marrë përsipër hetimet: Nuk është kryer në bashkëpunim

Prokurori i SPAK Alfred Shehu, tha se ngjarja nuk rezulton të jetë bërë në bashkëpunim, dhe për këtë nuk është në juridiksionin e tyre që të hetojnë mbi këtë çështje.

E.K
21 Janari, SPAK nuk do të marrë përsipër hetimet: Nuk
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që hetimet për 21 Janarin të vazhdojnë të kryhen nga Prokuroria e Tiranës. Në seancën që është duke u zhvilluar në gjykatën e Lartë, prokurori i SPAK Alfred Shehu, tha se ngjarja nuk rezulton të jetë bërë në bashkëpunim, dhe për këtë nuk është në juridiksionin e tyre që të hetojnë mbi këtë çështje.

“Pasi u njohëm me kërkesën çmojmë që nuk janë të bazuara. Funksionet e Prokurorisë së Posaçme përcaktohen me ligj, parashikohen në ligj. Duhen të dhëna minimale për të nisur një procedim penal. Qe prokurori të ngrejë akuzë duhet të zhvillojë një hetim të thelluar. Duke iu kthyer rekursit theksojmë se SPAK nuk ka regjistruar kallëzim penal, por vetëm regjistrim kallëzimi. Për shkak se Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal dhe ka nisur hetim për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. Gjithashtu rezulton se nga përmbajtja e materialit kallëzues në lidhje me objektin e kallëzimit penal nuk rezulton të jenë identifikuar autorë të kësaj vepre penale, madje as emrat e subjekteve të posaçëm. Shkresat në vetvete janë shkresa administrative dhe kërkuesja nuk mund të ankimonte një shkresë të tillë. Pavarësisht ngjarjes së rëndë nuk rezulton që ngjarja të jetë kryer në formën e bashkëpunimi të veçantë që të jetë kompetencë e SPAK”, tha Alfred Shehu, prokuror i SPAK gjatë seancës.

Gjyqtari Sandër Simonaj pyeti avokatin Idajet Beqiri: Sipas njoftimit të bërë nga ana juaj, meqenëse preket edhe vendimi i GJEDNJ kjo gjykatë, nuk ka referuar ndonjë masë për shtetin tonë! A mendoni se me këtë kërkesë tuajën përmbushet fryma e GJEDNJ?

Beqiri lexon vendimin e gjykatës së Strasburgu: Ligji i kohës ishte në shkelje dhe nuk garanton jetën dhe shteti ka përgjegjësi për vrasjen. Gjykata thotë hapur se është krim shtetëror dhe çështja e pahetuar dhe se kallëzimi jonë është i kësaj linje. S’po themi ngri akuza dhe dënon këto tre persona, por themi të hetohet çështja.

Gjyqtari Sokol Binaj- Gjykata e ka ndare për moskompetencë.

Avokati- Si nuk paska kompetence SPAK për këtë çështje?

Gjyqtari Ilir Panda pyet prokurorin e SPAK, Alfred Shehu: Pas vendimit të Strasburgut e shikoni ndryshe qëndrimin tuaj?

Gjyqtari Sokol Binaj gjithashtu pyeti prokurorin e SPAK, Shehun: Kush i heton ish-zyrtarët e lartë?

Në seancën e sotme janë të pranishëm familjarët e viktimave, të cilët kanë kërkuar që hetimet të merren në dorë nga SPAK, duke u bazuar dhe në vendimin e Strasburgut, që e cilësonte 21 Janarin si krim shtetëror. /ZËRI

Poll

MOS HUMB