Aktualitet

‘250 euro nata’/ Qytetarët: Çmimet në jug, të kripura, s’ka as shërbim! Shteti të marrë masa

Ata kërkojnë ndërhyrjen e shtetit, që të vendosë një ligj për të gjithë bizneset që të mos abuzojnë me çmimet. Një qytetar, i cili kishte ardhur nga Britania e Madhe për pushime me familjen u shpreh se një natë në jug të vendit shkon deri në 250 euro minimumi.

Edon Kuqi
‘250 euro nata’/ Qytetarët: Çmimet në jug, të
Gazetari Edon Kuqi dhe qytetarët e prononcuar për ZËRI-n

TIRANË- Sezoni veror, është thuajse në mesin e tij ndërsa qytetarët vijojnë të jenë të pakënaqur për shkak të çmimeve të larta. Për mikrofonin e ZËRI-t, ata shprehen se çmimet e kripura i bëjnë thuajse të pamunduara pushimet për të gjithë, ndërsa kritika kanë dhe për cilësinë e shërbimit. Ata kërkojnë ndërhyrjen e shtetit, që të vendosë një ligj për të gjithë bizneset që të mos abuzojnë me çmimet. Një qytetar, i cili kishte ardhur nga Britania e Madhe për pushime me familjen u shpreh se një natë në jug të vendit shkon deri në 250 euro minimumi. Ndërkohë veriu i vendit, konkretisht plazhi i Velipojës, duket se ka çmime më ekonomike, ku një qytetar shprehet se ka qëndruar një natë për 60 euro. Për më shumë ndiqni përgjigjet e tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB