Aktualitet

Asnjë ditë pushim gjatë VERËS! Policët s'do marrin para, por “tollona” në vend të dietave

Për 4 orët shtesë, fillimisht u premtua një pagesë ekstra që do të kompensonte 4 orët më tepër në krye të detyrës.

k.m.
Asnjë ditë pushim gjatë VERËS! Policët s'do marrin
Foto ilustruese

TIRANË- Për të përballuar fluksin e turistëve gjatë sezonit të verës, Policia e Shtetit vendosi që të merrte një sërë masash. Nga 15 qershori u vendos që të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit të mos pushonin përgjatë tre muajve të stinës së verës, e përveç kësaj të punonin çdo ditë me nga 12 orë. Për 4 orët shtesë, fillimisht u premtua një pagesë ekstra që do të kompensonte 4 orët më tepër në krye të detyrës.

"Zgjatja e kohës normale të punës/shërbimit, 4 (katër) orë për çdo turn/shërbim, gjatë sezonit turistik veror, për periudhën nga data 16 qershor deri në datën 15 shtator, kompensohet me pagë dhe pagesa kryhet bashkë me pagën mujore të muajit kur është kryer shërbimi,"-bëhej me dije në urdhrin e kryepolicit Muhamet Rrumbullaku. 

Por duket se shpejt është gjetur një "zgjidhje" tjetër. 

Asnjë ditë pushim gjatë VERËS! Policët s'do marrin
Karta për efektivët

Paratë e dietave që ishin premtuar se do të kalonin së bashku me pagën mujore, efektivët e Policisë së Shtetit tashmë do ta marrin në një tjetër mënyrë! Përmes një karte që do të tërhiqet nga "Tirana Bank", e cila do të përdoret për të blerë ushqime, por jo cigare, në disa rrjete të ndryshme markesh në vend. Por nuk sqarohet sesa do të jetë shuma në dispozicion të efektivëve për t'u përdorur. E vetmja gjë që dihet është që paratë brenda në kartë nuk mund të tërhiqen, pasi është e detyrueshme që të përdoren vetëm për të blerë ushqime. 

Edhe pse karta është publikuar dhe vendimi duket se është marrë, ende nuk ka asnjë komunikim zyrtar lidhur me atë çka është vendosur nga ana e Policisë së Shtetit./ZËRI

Poll

MOS HUMB