Aktualitet

3 mln lekë për një foto, pranga tre të rinjve që kërcënuan 15-vjeçaren

Përmes një fotoje personale, ata i kanë marrë 3 mln lekë të vjetra 15-vjeçares.

F.m
3 mln lekë për një foto, pranga tre të rinjve që
Foto Ilustruese

TIRANË- Tre persona janë vënë në pranga pasi kërcënonin një 15-vjeçaren me fotot e saj intime. Në njoftimin zyrtar, bëhet me dije se O. N., 19 vjeç dhe dy shtetas të mitur të moshës 17 vjeç dhe 14 vjeç, akuzohen për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes/dhunës për dhënie pasurie”. Përmes një fotoje personale, ata i kanë marrë 3 mln lekë të vjetra 15-vjeçares. Por, pas denoncimit në polici, ata tashmë janë vënë në pranga.

Njoftimi i policisë Tiranë

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Blackmail”. Arrestohen 3 shtetas të cilët kanosnin një shtetase të mitur, për dhënie parash, për mospublikimin e një fotoje personale të saj, në rrjete sociale. Sekuestrohen 3 aparat celularë. Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, bazuar në kallëzimin e marrë se një 15-vjeçare kanosej nga 3 shtetas për dhënien e pasurisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Blackmail”. Si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi O. N., 19 vjeç dhe dy shtetas të mitur të moshës 17 vjeç dhe 14 vjeç, për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes/dhunës për dhënie pasurie”, të 3 banues në Kamëz. Keta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur një shtetase të mitur, nëpermjet një foto personale, të cilës i kanë marrë në kohë të ndryshem shumën, rreth 300 000 lekë të rinj. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 celularët e të arrestuarit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB