Aktualitet

300 kg drogë nga Shqipëria drejt Austrisë, Mali i Zi prangos babë e bir

Kamioni është ndaluar për tu kontrolluar në mënyrë të detajuar nga autoritetet doganore të Malit të Zi.

F.m
300 kg drogë nga Shqipëria drejt Austrisë, Mali i Zi prangos
Kanabisi i sekuestruar

TIRANË- 300 kilogramë kanabis të nisura nga Shqipëria me destinacion Austrinë janë bllokuar në kufirin që lidh vendin tonë me Malin e Zi. Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit bëhet me dije se droga është gjetur në një kamion tip “Renault” të mbushur me dërrasa e paleta.

Në pranga janë vënë K. O., drejtuesi i kamionit dhe babai i tij I. O., që ishte pasagjer në mjet, të dy banues në Durrës. Kamioni është ndaluar për tu kontrolluar në mënyrë të detajuar nga autoritetet doganore të Malit të Zi.

Njoftimi nga Policia e Shtetit

Bashkëpunim i ngushtë me partnerët, për hetimin dhe goditjen e tentativave për trafikim të lëndëve narkotike. Strukturat për Hetimin e Narkotikëve, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shteti, në bashkëpunim me policinë Malazeze janë duke hetuar një rast të trafikimit të një sasie rreth 300 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, nga Shqipëria në Malin e Zi.

Policitë e dy vendeve, kanë intensifikuar veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti. Gjatë natës, në doganën e Malit të Zi, si rezultat i inteligjencës policore dhe kontrollit të detajuar nga autoritetet doganore të Malit të Zi, është  bllokuar një kamion tip “Renault”, i drejtuar nga shtetasi K. O. që shoqërohej nga babai i tij, shtetasi I. O., të dy banues në Durrës.

Gjatë kontrollit në kamionin e ngarkuar me dërrasa dhe me paleta, që kishin destinacion Austrinë, autoritetet doganore të Malit të Zi, gjatë kontrollit të detajuar, kanë gjetur një sasi rreth 300 kg lëndë narkotike cannabis sativa. Policia shqiptare, në bashkëpunim me Prokurorinë, si dhe me autoritetet policore dhe ato doganore malazeze, po kryejnë veprime të përbashkëta hetimore, për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Poll

MOS HUMB