Aktualitet

36-vjeçari shqiptar plagoset në qendër të Athinës, qëllohet nga gjeorgjiani për pazare droge

Pas sherrit, gjeorgjani është larguar nga vendngjarja, por më vonë është kthyer i armatosur dhe ka hapur zjarr ndaj shqiptarëve, duke plagosur njërin prej tyre

M.M
36-vjeçari shqiptar plagoset në qendër të Athinës,
Mometi i sherrit

GREQI- Një 36-vjeçar nga Elbasani, i identifikaur si Ergert Lusha, është plagosur me armë zjarri një ditë më parë në Athinë, si rezultat i një konflikti për pazare droge. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kerameiko” të kryeqytetit grek.

Sipas të dhënave, tre shqiptarë ishin përfshirë në një përplasje fizike me një shtetas gjeorgjian, për shkak të mosmarrëveshjeve mbi tregtinë e drogës. Pas sherrit, gjeorgjani është larguar nga vendngjarja, por më vonë është kthyer i armatosur dhe ka hapur zjarr ndaj shqiptarëve, duke plagosur njërin prej tyre, Ergert Lushën sipas mediave vendase.

36-vjeçari është qëlluar në këmbë dhe është transportuar menjëherë në spitalin "Genimatas" të Athinës, ku po merr trajtim mjekësor. Policia greke ka mbërritur në vendngjarje dhe ka gjetur gjashtë gëzhoja armë zjarri./ ZËRI

Poll

MOS HUMB