Aktualitet

39 arrestime në Itali! Zbërthehet klani shqiptar që paratë e grabitjeve i investonte në drogë

Gjatë kontrollit u gjetën armë zjarri, bizhuteri, ora dhe mallra luksi me vlerë mijëra euro.

F.I
39 arrestime në Itali! Zbërthehet klani shqiptar që paratë e
EUROT E SEKUESTRUARA

ITALI-39 persona të akuzuar për vjedhje, grabitje dhe trafik droge janë arrestuar gjatë një operacioni të zhvilluar nga Karabinierët e Komandës Provinciale të Riminit. Hetimi, i nisur muaj më parë nga Seksioni i Operacioneve të Ricciones, çmontoi një rrjet kriminal të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, aktivë në Emilia-Romagna dhe rajone të tjera.

Mediat e huaja raportojnë se banda shqiptare fillimisht grabiste vila luksoze, por më pas u zbuluan depot e mbushura me lëndë narkotike, vlera e të cilës nëse do të shitej me pakicë shkonte deri në 25 milionë euro sipas hetuesve. Gjatë kontrollit u gjetën armë zjarri, bizhuteri, ora dhe mallra luksi me vlerë mijëra euro.

Autoritetet po verifikojnë gjithashtu një lidhje të mundshme mes një prej grupeve kriminale të mundur dhe vjedhjes së ndodhur më 29 dhjetor në shtëpinë e Pierina Paganelli dhe gruas së vrarë më 3 tetor 2023 në via del Ciclamino, në Rimini.

Zëvendësprokurorja Davide Ercolani dhe Karabinierët e Rimini po hetojnë këtë hipotezë. I rëndësishëm është edhe kapja e një të arratisuri të rrezikshëm në Piacenza, në shoqërinë e gruas së tij, pjesë e një bande ‘skifterësh’, që ndihmohej edhe nga një karabinierë për grabitjet e të moshuarve në zonë, informon media e vendit fqinj. 

Gjykata deri tani ka vendosur 26 masa sigurie me burg, 3 me arrest shtëpiak dhe 10 marrje në pyetje. Të tjerët po hetohen në gjendje të lirë dhe disa nga të dyshuarit janë ende të pa gjurmuar dhe besohet se fshihen edhe në Shqipëri./ZËRI

Poll

MOS HUMB