
FOTO ILUSTRUESE
KORÇË-Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Floq, në Korçë, ku një shtetas indian ka humbur jetën në vendin e punës. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e saj. Viktima punonte në një gurore në këtë zonë dhe ka pësuar një aksident fatal gjatë punës.
Autoritetet pritet të nisin marrjen në pyetje të administratorëve të gurores dhe personave të tjerë të përfshirë për të përcaktuar përgjegjësitë dhe shkaqet e aksidentit./ZËRI
Poll