Aktualitet

40-vjeçari plagos me thikë të riun në “Don Bosko”, përfundojnë të dy në spital

Konflikti ka ndodhur në zonën e Don Boskos në Tiranë.

I.F
40-vjeçari plagos me thikë të riun në “Don
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Dy persona janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasi janë plagosur me thikë. Sipas Policisë, mbrëmjen e djeshme një 40-vjeçar ka goditur me thikë një 34-vjeçar gjatë një konflikti. Të dy ndodhen në spital nën kujdesin e mjekësove, por ende nuk dihet gjendja e tyre. Konflikti ka ndodhur në zonën e Don Boskos në Tiranë.

“Sipas njoftimit të policisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasit M. D., 40 vjeç, banues në Tiranë. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:50, në rrugën “Don Bosko”, 40-vjeçari dyshohet se është konfliktuar dhe ka goditur me mjet prerës D. H., 40 vjeç, dhe A. D., 34 vjeç, banues në Tiranë, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Nuk dihet ende arsyeja e sherrit mes tyre dhe gjendja e dy të plagosurve”, njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB