Aktualitet

'S'u vetëvra, e vrau padrejtësia!'/ Trashaj piu fotoksinë, flet miku: Mu kujtua "Mjerimi" i Migjenit

Sipas Laçaj, miku i tij bënte thirrje për drejtësi pavarësisht se nuk e gjeti.

k.m.
'S'u vetëvra, e vrau padrejtësia!'/ Trashaj piu
Marçel Laçaj

LEZHË- “Pali nuk vrau veten, e vrau padrejtësia,”-kështu u shpreh Marçel Laçaj për mikun e tij, i cili u vetëvra para SPAK. Në një intervistë të dhënë për "ReportTV", Laçaj tregoi edhe bisedën e fundit që ka pasur me mikun e tij të ndjerë, Pal Trashajn në telefon ditën që kreu edhe aktin e vetëvrasjes. Sipas Laçaj, miku i tij bënte thirrje për drejtësi pavarësisht se nuk e gjeti.

"Kontakti i fundit fizik ka qenë para 2-3 ditësh, ndërsa me telefon ka qenë ditën kur ka vrarë veten. Nuk i dallova ndonjë shqetësim. Më tha do shkoj deri në SPAK se kam problemet e mia. Zoti ta priftë mbarë i thashë. Më tha këtu nuk ka drejtësi, jam duke kërkuar drejtësi, por këtu nuk ka. E di që ka pasur shumë probleme. Kur e pashë në televizion lajmin, menjëherë mu kujtua Migjeni me poemën "Mjerimi". Këtë popull vazhdon dhe e mund mjerimi. Po ikin shqiptarët prej shqiptarëve. Pali nuk ishte nga ata që e vret veten, se nuk e ka vrarë veten. Palin e ka vrarë padrejtësia që sundon në këtë vend. Ai ishte shumë i hapur se ishte i librit, por kur vinte puna për probleme, ai ishte shumë i mbyllur,"-rrëfeu miku i tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB