Aktualitet

7 vite për t'u zbardhur, por drejtësia nuk harroi! SPAK zbardh vrasjen e Fatbardh Licit, si u vra mes Kirasit kunati i Lul Kullës

Asokohe, sipas dëshmitarëve okularë, autori nuk kishte qenë i maskuar, por në zonë nuk kishte kamera sigurie, ndaj edhe identetieti i tij nuk u zbulua kurrë.

k.m.
7 vite për t'u zbardhur, por drejtësia nuk harroi! SPAK zbardh
Fatbardh Lici

SHKODËR- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbardhur vrasjen e Fatbardh Licin. Vrasja ndodhi më 10 Gusht 2018 teksa Lici ishte duke pirë kafe në një lokal në lagjen Kiras në Shkodër. Dy persona iu afruan, njëri prej tyre doli nga makina tip "Mercedez Benz" duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të Fatbardh Licit.

Asokohe, sipas dëshmitarëve okularë, autori nuk kishte qenë i maskuar, por në zonë nuk kishte kamera sigurie, ndaj edhe identetieti i tij nuk u zbulua kurrë. Për vite me radhë, Policia e Shtetit shpresoi se tek makina e djegur dhe arma do të gjenin gjurmë për identifikimin e atentatorëve, por deri më sot nuk kishte ndodhur. 

Për 7 vite, pista kryesore e hetimeve mbeti hakmarrja.

Edhe viktima nuk ishte një emër i panjohur për Policinë së Shtetit. Lici dyshohej e në vitin 2011 ka qenë i përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemajt, i dënuar me 25 vite burg për disa vrasje. Ai u vra në hyrje të Rrogozhinës, gjatë periudhës që mori 3 ditë leje nga burgu i Shën Kollit ku vuante dënimin, dhe teksa kthehej për në institucionin e vuajtjes së dënimit. Ndonëse u shoqërua në komisariat, Fatbardh Lici u la i lirë pasi nuk u gjetën prova se ai kishte vrarë Astrit Kurmemajn. Pritet që hetuesit të marrin në pyetje të afërm të Astrit Kurmemajt.

Në zonën e Shkodrës, ai njihej edhe si kunati i Lul Kullës, i njohur si i “forti” i Shkodrës. Por emri i Fatbardh Licit u ka dalë edhe në rastin e arrestimit të disa gjobvënësve në Shkodër. Fatbardh Lici është xhaxhai i Muhamet, Ibrahim dhe të ndjerit Hamza Lici, i cili u vra pak muaj më parë në hyrje të lagjes Dobraç, zonë e njohur si territor i Bajrave./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB