Aktualitet

750 mijë euro për të zbardhur fjalimet e deputetëve me IA

Për 4 vitet e ardhshme, taksapaguesve shqiptarë, zbardhja e fjalimeve do të kushtojë më shumë se 750 mijë euro.

k.m.
750 mijë euro për të zbardhur fjalimet e deputetëve me IA
Foto ilustruese

TIRANË- Fjalimet e deputetëve dhe ministrave në sallën e Kuvendit të Shqipërisë do të zbardhen nga Inteligjenca Artificiale. Për 4 vitet e ardhshme, taksapaguesve shqiptarë, zbardhja e fjalimeve do të kushtojë më shumë se 750 mijë euro. Së fundmi, tenderin me objekt “blerje e sistemit të transkriptimit të të dhënave audio-video të Kuvendit, bazuar në inteligjencën artificiale dhe shërbim mirëmbajtje 48 muaj”, e ka fituar kompania "Dega Semos AL". Kompania është maqedonse me bazë në Shkup, por "Semos" ka edhe një degë në  Shqipëri me emrin “Dega Semos AL”. Në Maqedoninë e Veriut është në pronësi të shtetasit, Gerasim Vanchev.

Por Semos nuk do të operojë e vetme, pasi do të ketë edhe dy kompani mbështetëse, “PC Store” dje “BitGenius”.

DOKUMENTET: 

750 mijë euro për të zbardhur fjalimet e deputetëve me IA

750 mijë euro për të zbardhur fjalimet e deputetëve me IA

Qëllimet e kësaj kontrate janë:

Efikasiteti: Mund të përmirësojë efikasitetin e proceseve parlamentare duke reduktuar nevojën për transkriptim manual ose mbajtjen e shënimeve. Kjo lejon parlamentarët dhe stafin të fokusohen më shumë në përmbajtjen e diskutimeve, sesa në detyrat administrative.
Transparenca: Teknologjia e konvertimit të fjalës në tekst rrit transparencën duke ofruar një zbardhje të shpejtë të aktivitetit parlamentar. Ky regjistrim mund të bëhet i disponueshëm për publikun, gazetarët, studiuesit dhe palët e tjera të interesuara, duke siguruar përgjegjshmëri dhe hapësirë në procedurat qeverisëse.
Kërkueshmëria: Transkriptet e tekstit të gjeneruara nga teknologjia e konvertimit të fjalës në tekst mund të indeksohen dhe kërkohen lehtësisht, duke mundësuar kthjellimin efikas të diskutimeve specifike, debateve ose temave të interesit. Kjo ndihmon në kërkim, analizë dhe mbledhjen e regjistrimeve parlamentare.
Arkivimi: Transkriptimi automatik ofron një mënyrë të përshtatshme për të arkivuar dhe ruajtur procedurat parlamentare për qëllime historike. Regjistrimet digjitale të krijuara përmes teknologjisë së konvertimit të fjalës në tekst mund të ruhen elektronikisht dhe të qasen në të ardhmen për referencë ose analizë.

Deri në vitin 2020, sipas Qendrës Europiane për Kërkimin dhe Dokumentacionin Parlamentar (ECPRD) të cilës i referohet Kuvendi i Shqipërisë, vetëm tre parlamente përdorin transkriptim automatik: Italia, Irlanda dhe Gjeorgjia. Tashmë, kësaj liste do t'i shtohet edhe Shqipëria./ZËRI

Poll

MOS HUMB