Aktualitet

8 kandidatë për 3 vende, dalin para KLP-së prokurorët që synojnë të jenë pjesë e SPAK

Gara për tri vendet vakante në prokurorinë e posaçme u hap nga KLP në fund të shtatorit

E.K
8 kandidatë për 3 vende, dalin para KLP-së prokurorët
kandidatet per spak

TIRANË- Paraditen e sotme në ambientet e Këshillit të Lartë të prokurorisë do të zhvillohen seancat dëgjimore me kandidatët për në Prokurorinë e Posaçme, SPAK. 8 kandidatët do të kenë mundësi secili nga 30 minuta, për të paraqitur platformën e tyre, por edhe për t’u pyetur nga anëtarët e KLP. 8 kandidatët janë në garë për 3 vende vakante në Prokurorinë e Posaçme.

Lidhur me garën për prokurorët e SPAK që do të zgjidhen, ka reaguar dhe ambasada e SHBA-ve në vendin tonë, e cila po monitoron procesin.

“Ambasada e SHBA po ndjek nga afër intervistat dhe vlerësimet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për kandidatët prokurorë që aplikojnë për tre vendet e fundit bosh në SPAK. Shtetet e Bashkuara presin që ky proces kyç të çojë në përzgjedhjen e prokurorëve më të kualifikuar me nivelet më të larta të guximit, profesionalizmit, integritetit dhe pavarësisë.

Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për ta mbështetur Shqipërinë teksa ajo lufton korrupsionin, forcon institucionet e saj të drejtësisë dhe mbron sundimin e ligjit. SPAK mbetet një pjesë kritike e asaj përpjekjeje”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Intervistat do jenë me këtë renditje alfabetike:

- Albert Kuliçaj

-Anita Jella

-Bledar Maksuti

-Kreshnik Ajazi

-Ndini Tavani

-Olsi Dado

-Pali Deçolli

-Sonila Muhametaj

Prokurorët Albert Kuliçaj dhe Olsi Dados ishin të parët që shprehën interesin e tyre për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme. Më pas në garë u regjistra kryeprokurori i Elbasanit Kreshnik Ajazi i cili së fundi ishte pjesë e operacioni që zbuloi 6 vrasje të kryera nga grupi i Laert Haxhiut, pas dëshmisë së të penduarit Artan Tafani.

Një tjetër drejtuese rrethesh që synon emërimin në SPAK është Anita Jella nga Durrësi. Emrat e tjerë që shprehën interes janë prokurorët Pali Deçolli, Bledar Maksuti, Ndini Tavani dhe Sonila Muhametaj. Tashmë është radha e KLP-së që të vendosë se cili prej 8 prokurorëve do të jetë pjesë e treshes fituese.

/Zëri 

Poll

MOS HUMB