Aktualitet

Çadrat me vete! Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Temperaturat do të variojnë nga 16°C në mëngjes deri në 25°C gjatë mesditës.

F.I
Çadrat me vete! Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Dita sot do të jetë me mot të paqëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira të dendura, të cilat në disa zona do të shoqërohen me reshje shiu.

Në veri dhe verilindje të vendit, moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu. Temperatura minimale në këto zona do të zbresë deri në 14°C, ndërsa ajo maksimale pritet të mos kalojë 20°C. Prania e erërave të lehta veriore do të sjellë ndjesi freskie gjatë gjithë ditës.

Në zonat e ulëta, do të ketë intervale me diell, por vranësirat do të jenë të shpeshta, kryesisht në orët e pasdites. Reshje të izoluara nuk përjashtohen. Temperaturat do të variojnë nga 16°C në mëngjes deri në 25°C gjatë mesditës./ZËRI

Poll

MOS HUMB