
Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Një aksident i katerfishtë është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës. Makinat janë përplasur zinxhir njëra-pas tjetrës.
Fatmirësisht nuk raportohet për viktima apo të plagosur, por vetëm për dëme të shumta materiale. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Ndërkohë si pasojë e aksidentit është krijuar trafik i rënduar. Blutë e kryeqytetit nuk kanë dalë ende me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen./ZËRI
Poll