
Pamje nga vendi i ngjarjes
LEZHË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Laç pranë fshatit Markatomaj.
Dy mjete janë përplasur, ku si pasojë e goditjes së fortë të dy mjetet kanë përfunduar në një are në anë të rrugës.
Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 3 persona kur sipas burimeve njëri nga të plagosurit është dërguar drejt Traumës, në gjendje të rëndë për jetën.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./ZËRI
Poll