Aktualitet

Kthyen pishinën në shtëpi bari, 2 shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Britani (EMRAT)

Emigrantët e paligjshëm Hajri Musa dhe Gerald Daci tashmë janë dënuar me gjashtë vjet burg për rolin e tyre në skemën e rritjes së drogës në pishinë. 

f.t
Kthyen pishinën në shtëpi bari, 2 shqiptarë dënohen me
pamje nga vendngjarja

BRITANI E MADHE- Dy shqiptar janë dënuar me 6 vite burg, ndërsa një i tretë pret dënimin, pasi kishin kthyer pishinën në fermë kanabisi, në Britani të Madhe.  Xhafer Furriku është lënë në paraburgim dhe përballet me dëbimin pasi pranoi se kujdesej për kanabisin me vlerë prej 200 mijë paund, raporton Dailymail.

65-vjeçari, i cili u trafikua në Mbretërinë e Bashkuar për të qenë “kopshtari” në Pishinën Forfar, pranoi se kultivonte kanabis në ambientet e pishinës së papërdorur më 8 gusht 2023. Sherifi Tim Niven-Smith tha se dënimi duhet të veprojë jo vetëm si ndëshkim, por edhe për të penguar të tjerët.

Emigrantët e paligjshëm Hajri Musa dhe Gerald Daci tashmë janë dënuar me gjashtë vjet burg për rolin e tyre në skemën e rritjes së drogës në pishinë. 

Nga kontrollet e kryera, Policia zbuloi 250 bimë kanabisi brenda ndërtesës së papërdorur të Pishinës Forfar. Pishina e pashfrytëzuar që nga viti 2017 ishte shitur nga Këshilli Angus tek një blerës misterioz për 50,000 paund vetëm disa muaj përpara se kultivimi të dilte në dritë.

Poll

MOS HUMB