
Aksidenti ne elbasan
ELBASAN- Aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pajovë të Elbasanit, në aksin kombëtar Peqin-Elbasan.
Aksidenti masiv sipas burimeve jo zyrtare ka ndodhur në Pajovë ku të paktën katër automjete, nga të cilët tre furgonë dhe një trajler, janë përplasur me njëri-tjetrin.
Nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit, por automjetet e përshirë në këtë aksident janë dëmtuar pjesërisht dhe dy persona kanë mbetur të plagosur.
Ndërkohë edhe qarkullimi në këtë aks për shkak të aksidentit është bllokuar, dhe është dashur ndërhyrja e policisë për devijimin e trafikut.
/ZËRI
Poll