Aktualitet

Aksident i rëndë në Berat, makina përplas për vdekje 50-vjeçarin me biçikletë (EMRAT)

Shoferi i makinës është shoqëruar në ambienetet e komisariatit në Berat.

F.I
Aksident i rëndë në Berat, makina përplas për vdekje
FOTO ILUSTRUESE

BERAT- Një aksidenti i rëndë me pasoje vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Beratit. Bardhi Daullja, u aksidentua për vdekje nga një automjet i drejtuar nga Albert Mustafallari, 49 vjeç. Shoferi i makinës është shoqëruar në ambienetet e komisariatit në Berat. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:40, në rrugën e Kuçovës, shtetasi A. M., 49 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin B. D., 50 vjeç, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB