Aktualitet

"Ne të njohim për të fortë", mbështetësit i japin kurajo Salianjit: Pas teje do vijë Xhaçka

Salianji është takuar me mbështetës e simpatizantë të PD-së, të cilët kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste, kundër burgosjes së deputetit. 

F.I
"Ne të njohim për të fortë",
pamje nga ngjarja

TIRANË-Ashtu si dhe kishte njoftuar deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u vetëdorëzua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Të shumtë ishin mbështetësit, që ndodheshin në pritje të deputetit para ambjenteve të Drejtorisë së Policisë, për t'i dhënë kurajo dhe përkrahje. Salianji është takuar me mbështetës e simpatizantë të PD-së, të cilët kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste, kundër burgosjes së deputetit. 

Ervin Salianji: Është një betëjë që nuk përfudon, asnjë sakrificë nuk shkon dëm. Në përballjen me regjimin gjithsecili merr kostot e veta. Unë e di që shumë prej qytetarëve që janë mbledhur këtu kanë vuajtur represionin e qeverisë. Vuajnë në mënyrë të përditshme goditjen nëpërmjet institucioneve, vjedhjeve, tatimeve, doganëve, policisë. Ne do t’i çmontojmë banditët dhe dita e demokratëve do të vijë.

Ndërkohë mbështetësit teksa e takonin dhe përqafonin demokratin brohorisnin: 'për të fortë të njohim', 'bëhu i fortë', 'vini të presim jashtë, mos u dorëzo', 'mos u mërzit pas teje do të vijë dhe Xhaçka këtu'...

Salianji do të dërgohet në ambientet e vuajtjes së dënimit në Fier, atje ku do të qëndrojë për 1 vit. Kjo pasi u shpall fajtor për veprën penale “kallëzim i rremë”për çështjen “Babale”.

Gjykata e Apelit la dje në fuqi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës, që e dënoi deputetin e Partisë Demokratike me 1 vit burg, për akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen ‘Babalja’. Vendimi i Gjykatës së Apelit i hap rrugë arrestimit të Salianjit, i cili pritet të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Salianji humb në mënyrë të menjëhershme mandatin e deputetit, për shkak se vendimi i Apelit ekzekutohet pa vonesa, edhe pse politikani demokrat, mund ta apelojë çështjen në Gjykatën e Lartë. Neni 71, pika 2, shkronja dh, e Kushtetutës, thotë se mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.

Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit Fredi Alizoti, Albert Veliun, Jetmir Olldashin si dhe Ervin Salianjin. Në këtë mënyrë merr fund dhe karriera në ngjitje e Salianjit, i cili së fundi ishte caktuar drejtues politik i PD-së për qarkun e Elbasanit. Dënimi e pengon Salianjin që për 5 vitet e ardhshme të ushtrojë detyra publike./ZËRI

Poll

MOS HUMB