Aktualitet

Aksident i rëndë në Peqin, humb jetën i mituri nga përplasja e dy automjeteve

Mësohet se 10-vjeçari ishte anësh rrugës, por u përplas nga makina që devijoi dhe humbi jetën në vendngjarje.

I.F
Aksident i rëndë në Peqin, humb jetën i mituri nga
FOTO ILUSTRUESE

PEQIN- Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mesditën e sotme fshatin Pajovë në Peqin. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën ku si pasojë humbi jetën një i mitur.

Mësohet se 10-vjeçari ishte anësh rrugës, por u përplas nga makina që devijoi dhe humbi jetën në vendngjarje.

Policia ka shoqëruar në komisariat dy shoferët e mjetëvë, Mevlan Salla dhe Odorian Petriti. Policia dhe grupi hetimor është në vendngjarje dhe po kryen procedurat. /ZËRI

Poll

MOS HUMB