Aktualitet

Kontroll 'blic' në burgun e Rrogozhinës, gjenden dy telefona celularë të hedhur në tokë (FOTO)

Sipas njoftimit të Burgjeve, kontrollet janë zhvilluar në të gjitha zonat që mund të përbënin rrezik, si në ambientet e përbashkëta, ambientet e brendshme dhe në fushat e ajrimit.

zh.ll
Kontroll 'blic' në burgun e Rrogozhinës, gjenden dy telefona
telefonat e sekuestruar

RROGOZHINË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar ditën e sotme një kontroll i befasishëm në burgun e Rrogozhinës.

Sipas njoftimit të Burgjeve, kontrollet janë zhvilluar në të gjitha zonat që mund të përbënin rrezik, si në ambientet e përbashkëta, ambientet e brendshme dhe në fushat e ajrimit.

Gjatë operacionit, u sekuestruan dy telefona celularë, të cilët ishin hedhur në tokë dhe për momentin nuk është identifikuar autori i tyre.

Njoftimi:  

Ditën e sotme, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z. Adriatik Kupi, dhe nën drejtimin e drejtuesit të institucionit, Shefit të Policisë dhe Grupit të Sigurisë, është ushtruar kontroll i befasishëm për sende të ndaluara në IEVP Rrogozhinë.

Kontrollet janë zhvilluar në ambientet e përbashkëta, ambientet e brendshme, si dhe në fushat e ajrimit.

Gjatë kontrollit, në brezin e butë në drejtim të Godinës nr. 1, janë konstatuar të hedhur në tokë 2 aparate celularë, pa autor të identifikuar.

Sendet e ndaluara janë sekuestruar dhe janë njoftuar menjëherë strukturat e SHKBB-së për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Poll

MOS HUMB