Aktualitet

Aksident me dy viktima në Vlorë, arrestohet 28-vjeçarja italiane

E reja akuzohet për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor

E.K
Aksident me dy viktima në Vlorë, arrestohet 28-vjeçarja
pamje nga aksidenti

VLORË- Është rënduar bilanci i aksidentit që ndodhi mesditën e djeshme në aksin Levan-Fier, ku si pasojë e daljes nga rruga të një kamioçine, humbi jetën në vendngjarje drejtuesi i saj, ndërsa pasagjeri ndërroi jetë në spital.

Nga aksidenti humbën jetën drejtuesi i kamionçinës, Ferdinant Hasani dhe pasagjeri Artan Muho, ndërsa policia e Vlorës arrestoi shtetasen italiane me iniciale A.T., 28 vjeçe, banuese në Napoli. Kjo e fundit, ishte në drejtimin e mjetit që përplasi nga pas kamioçinën në të cilën udhëtonin dy viktimat.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasen italiane A. T., 28 vjeçe, banuese në Napoli, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin në afërsi të vendit të quajtur “Kripa”, në autostradën “100 Vjetori”, është përplasur me një kamionçinë tip “Benz”.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i kamionçinës, shtetasi F. H., 63 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital edhe pasagjeri në këtë mjet, shtetasi D. M., 47 vjeç, banues në Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë./ZËRI 

Poll

MOS HUMB