
BERAT- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotmë në Berat ku i palgosur ka mbetur një 78-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në vendin "Varri i Babaliut", ku i moshuari i identifikuar me emrin Fasili Arapi është përplasur nga prapa nga një automjet me ngjyrë të zezë.
I moshuari është transportuar më pas drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve, me plagë të shumta në kokë e trup. Pas aksidentit, kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur shoferi me mjet tip Mercedes Benz me targa AA 671 KE është larguar nga vendi i ngjarjes. Identiteti i tij nuk bëhet me dije ndërsa në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të policisë rrugore, të cilët po kryejnë edhe veprimet hetimore në vendngjarje./ZËRI