
SHKODËR- Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në Shkodër, ku si pasojë jetën një 16-vjeçar dhe një 14-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë. I mituri ishte duke drejtuar një motomjet, i cili ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga. I mituri ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa 14-vjeçari është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur “Stom Golem”, dyshohet se një i mitur 16-vjeçar, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, ku 16 vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Në motomjet dyshohet se udhëtonte dhe një i mitur 14-vjeçar i cili u dërgua në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore”, njofton Policia./ZËRI