Aktualitet

Aksident tragjik në Itali, vdes 7-vjeçari shqiptar, babai i tij në gjendje të rëndë

Identiteti i babait dhe djalit nuk bëhen ende me dije nga autoritetet italiane

E.K
Aksident tragjik në Itali, vdes 7-vjeçari shqiptar, babai i tij
Pamje nga vendi i ngjarjes

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, pasi një 7-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident tragjik të ndodhur në provincën e Bolonjës.

Sipas raportimeve të mediave italiane, aksidenti ndodhi rreth orës 21:00, kur një automjet tip Volksëagen Corrado, i drejtuar nga një 34-vjeçar shqiptar, u përplas me një Renault Clio që po drejtohej nga një 20-vjeçar. Në sediljen e pasme të makinës së parë ndodhej djali i vogël, i cili fatkeqësisht nuk i mbijetoi përplasjes.

Hetimet paraprake sugjerojnë se një nga automjetet ka kaluar në korsinë e kundërt për të shmangur një motor që po kthehej drejt një karburanti, duke shkaktuar përplasjen e fortë mes dy makinave. Si pasojë, të dy automjetet përfunduan jashtë rrugës.

Përveç fëmijës që humbi jetën, janë plagosur babai i tij, me origjinë shqiptare dhe banues në Minerbio, si dhe drejtuesi i Renault Clio-s.

Karabinierët kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit. Dyshohet se fëmija nuk kishte vendosur rripin e sigurimit në momentin e përplasjes — një detaj që mund të ketë qenë fatal.

Poll

MOS HUMB