Aktualitet

Aksidentohet punonjësi i Policisë në Sarandë, 'Ford-i' humb kontrollin dhe përmbyset në rrugë

Raportohet se makina tip "Ford" që drejtohej nga efektivi i Stacionit të Policisë në Borsh ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge. 

E.K
Aksidentohet punonjësi i Policisë në Sarandë,
Foto ilustruese

SARANDË- Durim Pashollari, me detyrë efektiv policie është përfshirë mbrëmjen e kësaj të mërkure në një aksident në rrugën "Skëndërbeu" në Sarandë. Raportohet se makina tip "Ford" që drejtohej nga efektivi i Stacionit të Policisë në Borsh ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge. 

Pashollari ësjtë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Si pasojë e aksidentit makina është përmbysur në mes të rrugës. 

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj. Ndërkohë Agjensia e Mbikqyerjes Policore ka nisur hetimet./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB