Aktualitet

Aksioni anti-drogë Itali-Shqipëri, Policia jep detaje: 2 "kokat" vëllezërit nga Dibra

Në njoftimin zyrtar të Policisë, lidhur me aksionin “Car wash”, bëhet me dije se janë shpallur në kërkim disa persona, mes tyre dhe 2 vëllezërit që udhëhiqnin grupin.

k.m.
Aksioni anti-drogë Itali-Shqipëri, Policia jep detaje: 2
Pamje nga aksioni

TIRANË- Policia e Shtetit ka dhënë detaje të tjera lidhur me aksionin anti-drogë që po zhvillohet në vendin tonë dhe në Itali. Në njoftimin zyrtar të Policisë, lidhur me aksionin “Car wash”, bëhet me dije se janë shpallur në kërkim disa persona, mes tyre dhe 2 vëllezërit që udhëhiqnin grupin. Ata janë identifikuar veëm me iniciale nga Policia. Bëhet fjalë për M. B., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe U. B., 36 vjeç, banues në Dibër, vëllezër, si dhe shtetasit E. P., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe B. G., 31, banues në Vlorë. Të 4, akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. 

NJ0FTIMI I PLOTË:

Policia e Shtetit

Prej orëve të para të mëngjesit, strukturat e Policisë së Shtetit janë përfshirë në një operacion të përbashkët me Policinë italiane, të koduar “Car ëash”. Operacioni, i iniciuar dhe aktualisht në zhvillim në Itali, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e pjesëtarëve të një organizate kriminale për trafikim lëndësh narkotike. Si rezultat i punës hetimore, shkëmbimit të informacioneve dhe veprimeve të tjera operacionale, të përbashkëta me Policinë italiane, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Car ëash”, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. B., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe U. B., 36 vjeç, banues në Dibër, vëllezër, si dhe shtetasit E. P., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe B. G., 31, banues në Vlorë. Të 4 këta shtetas akuzohen nga autoritetet në Itali, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale. Vijojnë kërkimet, kontrollet dhe veprimet e tjera operacionale, të koodinuara me Policinë e Italisë, me qëllim lokalizimin dhe vënien në pranga të 4 shtetasve të shpallur në kërkim.

Poll

MOS HUMB