Aktualitet

Kultivoi kanabis në pyll, arrestohet 29-vjeçari në Shkodër

Policia ka gjetur dhe asgjësuar në pyllin e Shporit 236 rrënjë kanabis.

f.t
Kultivoi kanabis në pyll, arrestohet 29-vjeçari në Shkodër
pamje nga ngjarja

SHKODËR- Një 29-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi kishte kultivuar lëndë narkotike në pyllin e Shporit. Policia e Shkdrës në vijim të operacionit “Territor i pastër” ka gjetur dhe asgjësuar në pyllin e Shporit 236 rrënjë kanabis.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Vijon me intensitet megaoperacioni “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Gjenden në pyllin e Shporit dhe asgjësohen 236 fidanë cannabisi.
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i kultivimit të tyre.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në të gjithë territorin e qarkut dhe punës së inteligjencës policore, Komisariati i Policisë Shkodër vuri në pranga shtetasin G. Ç., 29 vjeç, banues në fshatin Shpor. 

29-vjeçari dyshohet se është autor i kultivimit të 236 fidanëve cannabis sativa (në tokë dhe në kubikë), që u gjetën nga Policia, në territorin e pyllit të Shporit.

Kontrollet vijojnë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.

Poll

MOS HUMB