Aktualitet

Aksioni në Kukës/ Asgjësohen qindra bimë kanabis, shpallen në kërkim 4 anëtarët e një familjeje

Përveç të shpallurve në kërkim nën hetim janë kryeplaku i fshatit dhe inspektori i pyjeve, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre. 

k.m.
Aksioni në Kukës/ Asgjësohen qindra bimë kanabis, shpallen
Pamje nga kanabisi

KUKËS- Policia e Shtetit në Kukës ka shpallur në kërkim 4 persona, të gjithë familjarë me njëri-tjetrin pasi akuzohen se kultivonin lëndë narkotike. Gjatë operacionit anti-kanabis janë asgjësuar 143 bimë narkotike, ndërkohë që përveç të shpallurve në kërkim nën hetim janë kryeplaku i fshatit dhe inspektori i pyjeve, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre. 

NJOFTIMI I PLOTË:


DVP Kukës/Vijon intensivisht megaoperacioni policor anticannabis, i koduar “Territor i pastër". Si rezultat i kontrolleve, gjenden në fshatin Tejdrinë, Kukës dhe asgjësohen 143 bimë narkotike cannabis sativa. Identifikohen dhe shpallën në kërkim 4 shtetas (familjarë të njëri-tjetrit), autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike. Procedohet në gjendje të lirë 1 familjar tjetër, për moskallëzim krimi. Sekuestrohen 1 armë zjarri dhe një sasi muncioni luftarak, që u gjetën në banesën e njërit prej autorëve.

Procedohen në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit dhe inspektori i pyjeve, për moskallëzim krimi dhe për shpërdorim detyre. Gjatë kontrolleve të kryera me mbështetjen e punës së inteligjencës policore, në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar, të koduar “Territor i pastër”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kanë gjetur të mbjella në fshatin Tejdrinë, 143 bimë narkotike. Nga hetimet e kryera janë identifikuar autorët e dyshuar të këtij rasti kultivimi, shtetasit L. M., 49 vjeç, N. M., 44 vjeç (vëllezër), si dhe djemtë e 49-vjeçarit, shtetasit A. M., 23 vjeç dhe L. M., 25 vjeç, banues në fshatin Tejdrinë. Vijon puna për kapjen e tyre. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për kryeplakun e fshatit, shtetasin T. M., dhe për shtetasin M. M. (vëllai i shtetasve N. M. dhe L. M.) për veprën penale "Moskallëzimi i krimit”, si dhe për inspektorin e pyjeve, shtetasin A. H., për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB